“Nëse mendon Klopp se Jota vlen 41 milionë funte, besoni atij”

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 22:55
“Nëse mendon Klopp se Jota vlen 41 milionë funte, besoni atij”

Ish sulmuesi i Reds është i kënaqur të sheh një tjetër sulmues në Anfield, por ka pranuar që Rhian Brewster duhet të largohet

Jurgen Klopp duhet të besohet nëse ai beson që Diogo Jota vlen 41 milionë funte për kauzën e Liverpool, thotë John Aldridge, me kampionët e Premier Ligë që ai beson se duhet të kenë edhe më shumë lojtarë klasi në radhët e tyre.

“Ai është i shpejt, pason shumë mirë, ai mund të luan në të gjitha pozitat e sulmit dhe mund të shënojë në çdo kohë”, ka thënë ish sulmuesi i Reds për Liverpool Echo.

“Mos harroni shumë paraqitje për Wolves të tij janë si zëvendësues kështu që kjo jep një fotografi false që vë në pyetje aftësitë kreative të tij”.

“Duket se janë shpenzuar shumë para por tifozët e Liverpool duhet ta besojnë menaxherin për të cilin e kemi parë që shumë vendimet e tij ishin të duhura”.

“Nëse ai beson se Jota ja vlen, me Ki-Jana Hoever që kalon atje, atëherë kjo do të jetë një marrëveshje e mirë për Liverpoolin”.

“Opsionet tona në sulm janë shumë të mira tani. Mo Salah ka treguar vlerat e tij në javën e parë, ai është më i uritur se kurrë bashkë me Sadio Mane gjë që e tregoi me paraqitjen e tij kundër Chelsea”.


(Kosova Sot Online)