Arsenali është gjysmëfinalisti tjetër i Ligës së Kampionëve
Arsenali është gjysmëfinalisti tjetër në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
“Topçinjtë” arritën me sukses të eliminojnë ekipin portugez, Sportingun e Lisbonës.
Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta e kishte epërsinë nga ndeshja e parë në Lisbonë 0:1.
Ndërkohë sonte në “Emirates Stadium” ndeshja nuk prodhoi asnjë gol.
Kësisoj, Arsenali arrin kualifikimin tutje në gjysmëfinale.
Aty do ta presë Atletico Madridi që mbrëmë e eliminoi Barcelonën
(Kosova Sot Online)
