Lajmi i dhimbshëm për legjendën e Formula 1, Michael Schumacher

  • G.G /
  • 23 shtator 2020 - 16:20
Lajmi i dhimbshëm për legjendën e Formula 1, Michael Schumacher

Janë bërë plotë 7 vite që nga aksidenti i tmerrshëm që e ka pësuar Michael Schumacher.

Në vitin 2013 legjenda e Formula 1 pësoi një akisdent me ski dhe që nga atëherë është dëgjuar shumë pak për të.

Dhe tani Erich Riederer, një kirurg i njohur me qendër në Cyrih, ka ofruar prognozën e tij në një dokumentar në kanalin televiziv Francez TMC.

Ai ka thënë se Schumacherin nuk do të mund ta shohim asnjëherë si më parë.

“Unë mendoj se ai është në një gjendje vegjetative, që do të thotë se është zgjuar por nuk përgjigjet,” ka thënë Riederer.

“Ai po merr frymë, zemra i rrah, ai ndoshta mund të ulet dhe të bëjë hapa të foshnjës me ndihmë, por jo më shumë.

“Unë mendoj se kjo është maksimumi për të. A ka ndonjë mundësi për ta parë atë si ai para aksidentit të tij? Unë me të vërtetë nuk mendoj kështu,”.

Javën e kaluar, ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt zbuloi se kishte parë Schumacher dhe tha se kampioni shtatë herë i Formula 1 po lufton për të kapërcyer dëmtimet shkatërruese që e kanë mbajtur atë larg syve të publikut për gati shtatë vjet. 

(Kosova Sot Online)