Wijnaldum s’e vazhdon kontratën

  • S.A /
  • 23 September 2020 - 17:05
Wijnaldum s’e vazhdon kontratën

Mesfushori holandez e ka refuzuar vazhdimin e kontratës dhe nuk përjashtohet mundësia që t’i bashkohet Barcelonës deri në fund të afatit kalimtar. Georginio Wijnaldum mund të largohet nga Liverpooli.

Ardhja e Thiago Alcantaras i ka ndërruar praktikisht hierarkitë në shtëpinë e “Reds”.

Në fakt, kampioni aktual anglez ia ka propozuar mesfushorit holandez vazhdimin e kontratës për një vit.

Mirëpo, futbollisti i dobishëm e ka refuzuar propozimin e parë të klubit anglez.

Andaj, nuk përjashtohet mundësia që Wijnaldum të largohet nga “Anfield Road”.

Për momentin, vetëm Barcelona ka shprehur interesim për futbollistin e lindur në vitin 1990.

Duke e pasur parasysh vendimin e lojtarit për refuzimin e kontratës, nuk përjashtohet mundësia që “Blaugrana” të tentojnë sërish për të në ditët në vijim.

Trajneri Ronald Koeman do ta mirëpriste në “Camp Nou” bashkëkombësin e tij.

(Kosova Sot Online )