Chelsea pret Barnsley në Stamford Bridge

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 19:59
Chelsea pret Barnsley në Stamford Bridge

Chelsea do të këtë punë sonte në Stamford Bridge që të luajë kundër Barnsley

Frank Lampard ka zgjedhur një formacion të kombinuar për këtë ndeshje derisa ka lënë jashtë edhe disa emra të ri që u transferuan në këtë skuadër.

Megjithatë, Chelsea ka zgjedhur një ekip të fortë edhe pse Barnsley pas dy xhirove në Championship mbetet pa pikë dhe në vendin e 20-të.

Për herë të parë sonte për Chelsea do të startojë Thiago Silva nga minuta e parë.

Një tjetër blerje e Chelsea që pritet të startojë sonte është edhe Havertz që do të jetë në sulm bashkë me Hudson-Odoi dhe Abraham


(Kosova Sot Online)