Ballkani ankohet në referim: Goli i parë i Feronikelit ishte “offside

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 21:50
Ballkani ankohet në referim: Goli i parë i Feronikelit ishte “offside

Ballkani është skuadra tjetër e radhës që është ankuar në referim gjatë ndeshjes se fundit në Superligë

Referimi në Kosovë shpeshherë është bërë temë debati, jo nga mediat, ashtu siç bëhet në shumicën e vendeve të Europës, por më shumë nga klubet në Kosovë.

Madje, debatimi i vendimeve të arbitrave në Superligën e Kosovës nga referët ndodh vetëm nga klubet kosovare që jo rrallë herë vënë ata në pah për vendimet e tyre.

Sonte ishte njëjtë.

KF Ballkani janë ankuar në referimin e ndeshjes se xhiros së dytë se goli i parë Feronikelit u shënua nga pozita jashtëloje.

“Gabim pas gabimi me referet tanë , nuk e kanë ndërmend të ndalën. Goli parë i Feronikeli-t offside. Zot na ruajt nga njerëzit me qëllime të këqija”, shkruhet në komunikatën me gabime gjuhësore të Ballkanit. 


(Kosova Sot Online)