Kështu i jep lamtumirën Barcelona Suarezit, video emocionuese

  • S.A /
  • 24 September 2020 - 11:19
Kështu i jep lamtumirën Barcelona Suarezit, video emocionuese

Tashmë është zyrtare, Luis Suarez është larguar nga Barcelona për t’u transferuar te Atletico Madrid.

Ronald Koeman nuk e deshi në skuadrën e tij dhe kështu, uruguaiani, shoku më i mirë i Lionel Messit, u detyrua të kërkojë skuadër të re, duke nënshkruar me ekipin e Diego Siemeones.

Ai ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare dhe si asnjëherë më parë, tani do të jetë ‘armiku’ i ish skuadrës që shkroi histori.

 

Suarez i ka dhënë shumë Barcelonës këto vitet e fundit dhe ka fituar pothuajse gjithçka.

Klubi e ka falënderuar përmes një video emocionuese në rrjetet sociale.

“Luis Suarez, legjendë e Barcelonës – faleminderit”, shkruan klubi në një video të publikuar në ‘Twitter’ me disa nga momentet më të bukura përgjatë gjashtë sezoneve në “Camp Nou”.

(Kosova Sot Online )