Shpërthen Di Maria: Nëse unë s’ftohem në Kombëtare s’duhet as Messi e Otamendi

  • G.G /
  • 24 shtator 2020 - 16:19
Shpërthen Di Maria: Nëse unë s’ftohem në Kombëtare s’duhet as Messi e Otamendi

Ylli i Paris Saint-Germain, Angel De Maria, e ka kritikuar ashpër vendimin e Argjentinës për të mos e ftuar për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës.

Në fillim të kësaj jave, trajneri Lionel Scaloni e publikoi listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet kundër Ekuadorit dhe Bolivisë muajin e ardhshëm, por pa një emër të madh sic është Di Maria.

Anësori 32-vjeçar i shënoi 12 gola dhe i përgatiti 23 të tjera në të gjitha garat për PSG-në sezonin e kaluar dhe është e qartë se ndien se e meriton një vend në ekipin e vet kombëtar.

“Nuk mund ta gjej asnjë shpjegim për këtë. Nuk kam fjalë. Ekipi kombëtar i Argjentinës është më i rëndësishmi për mua”, tha Di Maria.

“A jam i vjetër në moshën 32 vjeçe? Nëse mendon për zëvendësimet (në ekipin kombëtar) atëherë duhet ta bësh me të gjithë. Atëherë sipas meje edhe Messi, Otamendi dhe të tjetër që janë të nivelit të lartë duhet të largohen. Shumë njerëz thonë se unë jam më i vjetër, por unë jam vetëm 32 vjeç dhe vazhdoj të vrapoj njësoj”, shtoi ai.

“Unë jam 32 vjeçar dhe vazhdoj të vrapoj njëlloj si përpara, në çdo ndeshje dëshmoj se mund të luaj në nivelin e Mbappes dhe Neymarit”. 

(Kosova Sot Online)