Kështu dukej Valon Berisha në adoleshencë, kur kishte nisur gjithçka!

  • G.G /
  • 24 September 2020 - 16:26
Kështu dukej Valon Berisha në adoleshencë, kur kishte nisur gjithçka!

Valon Berisha është sot njëri prej futbollistëve më të mirë kosovarë.

Mesfushori kreativ është lindur dhe rritur në mërgim, ndërsa kur i erdhi mundësia për ta përfaqësuar vendin e prindërve të tij, nuk hezitoi asnjëherë, duke iu bashkuar “Dardanëve” edhe pse kishte mundësi të luante për Norvegjinë.

Por, si nisi karriera e 27 vjeçarit, i cili është lindur në Malmo të Suedisë.

Ai në fillim kishte luajtur për ekipin Egersund, por gjithçka për të si adoleshent nisi në klubin Viking, ku debutoi edhe në ekipin senior.

Dhe, futbollisti i Remsit e ka shpërndarë në Instagram, respektivisht në Instastory një fotografi, ku shihet në fanellën e Vikungut.

“Gjithçka nisi këtu”, ka shkruar Berisha.

Më pas, ai e kishte vazhduar karrierën në Red Bull Salzburg, për të luajtur edhe në Lazio dhe në Fortuna Duseldorf.

Së fundmi, përfaqësuesi kosovar iu bashkua Reimsit në Francë, ku luan përkrah futbollistit tjetër “Dardan”, Arbër Zeneli.

(Kosova Sot Online)