Zyrtare: Godin largohet nga Interi, transferohet te Cagliari

  • S.A /
  • 25 September 2020 - 09:35
Zyrtare: Godin largohet nga Interi, transferohet te Cagliari

Tashmë është zyrtare. Diego Godin është larguar nga Interi.

Cagliari ka konfirmuar në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’ se ka transferuar qendërmbrojtësin, Diego Godin, nga Interi.

Godin iu bashkua ekipit të Antonio Contes vetëm vitin e kaluar, por mosha dhe paga e lartë, shtynë klubin që ta largojë atë në kërkim të një qendërmbrojtësi më të ri.

Godin ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Cagliarin, deri më 30 qershor të viti 2023.

(Kosova Sot Online )