Klopp, për Shaqirin: “Çfarë goli ka shënuar, nuk kam dyshuar kurrë te ai”

  • S.A /
  • 25 September 2020 - 09:38
Klopp, për Shaqirin: “Çfarë goli ka shënuar, nuk kam dyshuar kurrë te ai”

Xherdan Shaqiri, pas disa muajsh nën hije, është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes.

Sulmuesi shqiptar shënoi mbrëmë një gol shumë të bukur në Carabao Cup në fitoren 7-2 të Liverpoolit kundër Lincoln City.

Ky gol ndoshta mund të ndryshojë edhe të ardhmen e tij, që disa muaj shihet si jashtë Liverpoolit.

“Shaqiri bëri paraqitje të mirë, ai kreu punën për mrekulli, veçanërisht goditja e lirë që shënoi, çfarë goli ishte!”, tha Klopp.

“Nuk ka dyshime për cilësinë e Shaqit – nuk ka pasur kurrë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )