Mourinhos “ia zënë rrugën” portat e Shkëndijës

  • S.A /
  • 25 September 2020 - 09:46
Mourinhos “ia zënë rrugën” portat e Shkëndijës

Ka përfunduar aventura për Shkëndijën në Europë. Skuadra shqiptare u eliminua pas humbjes 1-3 në shtëpi nga ekipi i Jose Mourinhos, nga Tottenhami.

Ekipi anglez ishte më i mirë në fushë dhe ndoshta sipas Mourinhos mund të kishte shënuar më shumë gola, nëse portat do të kishin qenë në rregull.

Ai është ankuar në UEFA për portat e Shkëndijës.

“E ndjeva që diçka nuk ishte në rregull. Ftuam delegatin e UEFA-s për të konfirmuar që porta ishte 5cm më e vogël”, deklaroi Jose.

(Kosova Sot Online )