Zbulohen pamjet e Messit derisa Suarezi jepte lamtumirën me lot në sy

  • S.A /
  • 25 September 2020 - 15:49
Zbulohen pamjet e Messit derisa Suarezi jepte lamtumirën me lot në sy

Lionel Messi e ka përjetuar rëndë largimin e Luis Suarez nga Barcelona.

Aq rëndë sa që nuk ka hezituar që përsëri, ashtu sikur vendosi të qëndrojë – e ka thumbuar presidentin, Josep Maria Bartoemu dhe gjithë kryesinë e klubit.

“Nuk e ke merituar që të të largojnë në këtë mënyrë si të kanë larguar, por tashmë nuk befasohem nga asgjë”, shkroi Messi në Instagram gjatë ditës së sotme.

‘El Ciringuito’ ka zbuluar disa pamje të Leos teksa Suarez po fliste në konferencën e lamtumirës, natyrisht, sytë e Messit tregojnë gjithçka – ia larguan shokun më të mirë që ka pasur ndonjëherë.

(Kosova Sot Online )