Calhanoglu tregon sekretin e suksesit të tij në Milan

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 21:45
Calhanoglu tregon sekretin e suksesit të tij në Milan

Hakan Calhanoglu ka thënë se ai “ndihet si në shtëpi të tij në Milan”, duke treguar se dashuria e familjes se tij është “sekreti” i formës së tij tek kuqezinjtë

Calhanoglu ka shënuar edhe dy gola të tjerë në fitoren ë vështirë të Milanit 3-2 kundër Bodo/Glimt mbrëmë, me mesfushorin ofensivë që tani konsideron se po kalon momentet më të mira në karrierë si futbollist.

“Sekreti i im është familja ime, vajza ime, gruaja ime”, tha ai për Milan TV.

“Ato gjithmonë me përkrahin, janë forca që me japin në fushë. Më pëlqen të luajë në pozitën 10, ai është vendi ku mund t’i tregoj kualitetet e mia”.

“Ne luajtëm mirë, gjëja më e rëndëishme është që ne fituam dhe kaluam tutje. Ne nuk jemi robotë, ne futbollistët jemi njerëz normal por ne gjihtmonë duhet të jemi profesional”.

“Ne duhet të japim 100 për qind, gjithmonë. Mentalitetit i jonë duhet të jetë në rregull. Tani ne duhet të vazhdojmë kështu dhe mos të ndalemi”.

“Jam shumë i lumtur, por më e rëndësishme është se ne fituam dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”

(Kosova Sot Online)