Cerezo tregon prapaskenën për Suarez: Fati e deshi që të vinte te ne!

  • S.A /
  • 26 September 2020 - 11:08
Cerezo tregon prapaskenën për Suarez: Fati e deshi që të vinte te ne!

Luis Suarez është goditja e madhe e Atletico Madrid në këtë merkato verore. Afrimi i sulmuesit uruguian nga Barcelona, ka rritur optimizmin te Los Colchoneros për sezonin e ri futbollistik. Presidenti Enrique Cerezo foli me superlativa gjatë prezantimit të Suarez duke treguar edhe një prapaskenë merkatoje lidhur me “El Pistoleron”.

“Kemi marrë një futbollist të madh. Suarez është një nga goleadorët më të mirë në Europë dhe jemi shumë të lumtur që është bërë pjesë e klubit tonë. Kemi tentuar blerjen e tij që kur luante në Holandë, por nuk ia dolëm falë situatës së vështirë financiare. Gjithsesi, fati deshi që lojtari të vinte tek Atletico Madrid disa vite më vonë“, deklaron kreu i klubit spanjoll.

(Kosova Sot Online )