16 të infektuar me COVID-19 te Flamengo, shkarkohet fotografi

  • S.A /
  • 26 September 2020 - 12:18
16 të infektuar me COVID-19 te Flamengo, shkarkohet fotografi

16 të infektuar me COVID-19, Flamengo ka marrë lajmin e keq menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar për Copa Libertadores në Ekuador ndaj Barcelona de Guayaquil me rezultatin 1-2, ku pjesa më e madhe e grupit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sikur të mos mjaftonte kjo ishte fotografi i ekipit që e ndërlikoi akoma më shumë situatën. Ai shkrepi një foto të lojtarëve në avion pas fitores, të cilët ishin të gjithë pa maska.

Kaq mjaftoi që fotoja të bënte xhiron e internetit, ku në qëndër të kritikave u vendos klubi brazilian.

I menjëhershëm ishte reagimi i Flamengos, pasi drejtuesit e klubit e shkarkuan menjëherë fotografin. Bëhet fjalë për Matheus Grangeiro, i cili tashmë nuk më pjesë e skuadrës.

“Në 10 vite punë në futboll dhe në 26 vite jetë ata nuk më kanë bërë asnjëherë diçka të tillë. Gjithsesi i falenderoj për mundësinë e dhënë,” ishin fjalët e fotografit në “Instagram”.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me sfidën Palmerias-Flamengo që është në program këtë të dielë për kampionat, do të shtyhet apo Flamengo do të zbresë në fushë me të rinjtë.

(Kosova Sot Online )