Duhet t’i shikoni këto pamje të Messit në mungesë të Suarezit

  • G.G /
  • 26 September 2020 - 13:31
Duhet t’i shikoni këto pamje të Messit në mungesë të Suarezit

Ia larguan shokun më të mirë, brenda dhe jashtë fushës.

Ky sezon, do të jetë i çuditshëm për Lionel Messin, pasi ia larguan shokun më të mirë, brenda dhe jashtë fushës, Luis Suarezin.

Mungesa e tij është vërejtur që në ditën e parë.

Ai në stërvitjen e fundit në qendrën stërvitore ‘Joan Gamper’, para ndeshjes me Villarreal, nuk është parë i shoqëruar me asnjë lojtarë.

Dikur vazhdimisht dilte në fushë me shokët e tij, Neymar e Suarez, për disa vite vetëm me Suarez ndërsa tani, ai zbriti në qendrën stërvitore me njërin prej teknikëve të Barçës, pamje që dëshmojnë se Leo ka mbetur i vetëm në Barça. 

(Kosova Sot Online)