Zidane e arrin fitoren e 100-të në La Liga si trajner i Real Madridit

  • A.P /
  • 27 shtator 2020 - 10:22
Zidane e arrin fitoren e 100-të në La Liga si trajner i Real Madridit

Zinedine Zidane e ka arritur fitoren e parë në La Liga si trajner i Real Madridit, pas triumfit 3:2 kundër Real Betisit të shtunën.

Real Madridi e mundi 3:2 me rikthim Betisin në një ndeshje kontroverse – e cila ishte para për kampionin në fuqi këtë sezon në ligë – në Benito Villamaarin në Sevillë.

Trajneri francez e ka udhëhequr Madridin në 147 ndeshje në La Liga në përgjithësi, 55 në shtëpi dhe 45 në udhëtim, duke i fituar 100 prej tyre.

Skuadrat e Zidane i kanë shënuar 342 gola dhe i kanë pranuar 142 në ato ndeshje.

Vetëm Miguel Munoz ka fituar më shumë ndeshje në La Liga si trajner i Real Madridit sesa Zidane, 257 sosh.

Përveç 100 fitoreve, Zidane i ka fituar dy tituj në La Liga, në sezonet 2016/17 dhe 2019.

(Kosova Sot Online)