Hoffenheim i jep shkollë Bayernit

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 17:52
Hoffenheim i jep shkollë Bayernit

Hoffenheim e ka mposhtur 4-1 Bayernin.

Pak ditë pas triumfit në Superkupën e Evropës, Bayern Munich është turpëruar në Bundesliga.

Ekipi i Hansi Flick është demoluar në udhëtim te Hoffenheim, duke u mposhtur 4-1.

Vendasit ishin gjatë gjithë kohës para, në pjesën e parë fituan 2-0 derisa në pjesën e dytë shënuan edhe dy herë, për rezultatin përfundimtar 4-1, duke e bërë të pavlefshëm supergolin e Kimmich.

Ndeshja e dytë, humbja e parë – sezoni nuk nis ashtu siç do Flick. 

(Kosova Sot Online)