Çfarë debutimi për Suarez vetëm një minutë pasi zbriti në fushë, ai është magjik

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 17:54
Çfarë debutimi për Suarez vetëm një minutë pasi zbriti në fushë, ai është magjik

Luis Suarez, për herë të parë, ka zbritur në fushë me fanellën e Atletico Madrid.

Ish sulmuesi i Barcelonës, u inkuadrua në lojë në minutën e 71’ në vend të Diego Costës, për t’ia bërë sefte te ekipi i Diego Simeones.

Se Barça gaboi me të, siç thonë shumë legjenda – e vërteton menjeherë ndikimi i tij sapo u fut në fushë.

Në minutën e 71’ hyri në lojë kurse në atë të 72’, dhuroi një super asist për Marcos Llorenten, ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin aktual 4-0,

(Kosova Sot Online)