Suarez pas debutimit madhështor për Atleticon: Ndryshimi është i nevojshëm nganjëherë

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 14:09
Suarez pas debutimit madhështor për Atleticon: Ndryshimi është i nevojshëm nganjëherë

Luis Suarez e ka pranuar se kishte nevojë për një ndryshim në karrierën e vet, pas debutimit të ëndërruar për Atletico Madridin.

Sulmuesi uruguaian i shënoi dy gola dhe e dhuroi një asist në debutimin e tij për Atleticon të dielën, vetëm dy ditë pasi iu bashkua asaj nga Barcelona.

Për vetëm 20 minuta lojë në pjesën e dytë, Suarezi la mbresa duke u përfshirë në gjysmën e golave të Atleticos në fitoren e thellë 6:1 kundër Granadas.

“Për futbollistin është e nevojshme të ketë ndryshim nganjëherë. Erdha te një klub i cili më ka ofruar mirëseardhje spektakolare”, tha Suarez.

“E kam krijuar një përshtypje të mirë këtu që prej fillimit dhe kjo u pa edhe në fushë. Jam i lumtur me debutimin dhe edhe më i lumtur me tri pikët e fituara sot”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)