Milani shumë pranë transferimit të talentit të madh norvegjez

  • G.G /
  • 28 September 2020 - 16:00
Milani shumë pranë transferimit të talentit të madh norvegjez

Milani ka probleme në repartin e avancuar dhe për drejtuesit është domosdoshmëri blerja e një sulmuesi.

Drejtuesit kanë mbetur të magjepsur nga talenti norvegjez, Jens Petter Hauge, në përballjen ndaj Bodo, dhe duket se kanë nisur një operacion serioz për afrimin e tij.

20-vjeçari së fundmi e ka pranuar vetë që ka kontakte mes palëve dhe se për të do të ishte një mundësi shumë e mirë për të luajtur me kuqezinjtë.

Hauge ka vetëm një vit kontratë të mbetur dhe pranoi se oferta e Milanit duhet të kënaqë edhe drejtuesit e klubit norvegjez në mënyrë që ta lënë të lirë për të realizuar ëndrrën e tij.

(Kosova Sot Online)