Gjithçka gati për turneun “Lah Nimani”

  • S.A /
  • 28 shtator 2020 - 16:27
Gjithçka gati për turneun “Lah Nimani”

Federata e Boksit të Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut ndërkombëtar dhe tradicional të boksit “Lah Nimani”.

Ky turne do të mbahet më 3 tetor në Prishtinë dhe në të do të marrin boksierë të rinj cilësorë dhe me perspektivë të moshës 17-18 vjeçare.

FboxK për shkak të pandemisë COVID-19 duke i respektuar këshillat e dala nga OBSH, MSH dhe IKSHPK për moslejimin e mbajtjes se garave në boks është detyruar që turneun ta shtyjë tri herë.

E tash, me këshillat e reja të dala më 26 shtator ngë IKSHPK, MSH e MKRS për lejimin e mbajtjes së garave, Federata e Boksit vendosi që ky turne të mbahet fundjavën tjetër, respektivisht më 3 tetor nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

FboxK do t’i respektojë këshillat dhe rregullat, prandaj në palestër nuk do të ketë më shumë se 30 garues.

Do të zhvillohen 12 duele me 24 boksierë pjesëmarrës, ndërsa do të ketë edhe 8 trajnerë të ekipeve pjesëmarrëse. Turneu do të zhvillohet pa shikues në palestër.

Image

(Kosova Sot Online )