Shefi i Atletico Madridit: Je i mirëseardhur t’i bashkohesh Suarezit te ne

  • G.G /
  • 29 September 2020 - 15:58
Shefi i Atletico Madridit: Je i mirëseardhur t’i bashkohesh Suarezit te ne

Lionel Messi është i mirëseardhur t’i bashkohet Luis Suarezit në Atletico Madrid, nëse vërtet dëshiron të luajë ende përkrah sulmuesit uruguaian, thotë presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo.

Barcelona e largoi Suarezin javën e kaluar pa kurrfarë ceremonie lamtumire pas gjashtë vjetëve në Camp Nou, duke ia shitur atë rivalit Atletico për vetëm 6 milionë euro.

Gjatë vjetëve në Barçë, Suarezi u bë golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit, por largimi i tij e ka mllefosur tej mase mikun e tij të ngushtë, Messi, i cili edhe vetë deshi të largohej por s’u lejua.

Pasi dështoi ta largohej nga Camp Nou, superylli argjentinas i vazhdoi akuzat ndaj drejtuesve të klubit duke i kritikuar publikisht për mënyrën sesi e larguan shokun e tij.

Dhe tani, Cerezo publikisht e ka këshilluar Messin të ribashkohet me Suarezin në Wanda Metropolitano.

“Nëse Leo Messi dëshiron të luajë me Luis Suarezin, i them të njëjtën gjë që thuhet me ëmbëlsirën: ‘Le të vijë në shtëpi për Krishtlindje’. Me dëshirë mund të arrihet gjithçka”, tha Cerezo. 

(Kosova Sot Online)