Depay buzë kalimit në Barcelonë, pasi Lyoni e zbret çmimin e tij

  • G.G /
  • 29 September 2020 - 16:03
Depay buzë kalimit në Barcelonë, pasi Lyoni e zbret çmimin e tij

Memphis Depay është gjithnjë e më afër kalimit në Barcelonë këtë afat kalimtar veror, pas vendimit të Lyonit për ta zbritur çmimin e tij.

Klubi francez, i goditur rëndë financiarisht nga pandemia koronavirus, pritet të pranojë ofertë më të vogël nga Barcelona për anësorin holandez.

Depay ka marrëveshje me Lyonin vetëm deri në fund të këtij sezoni, prandaj klubi i Ligue 1 nuk dëshiron ta humbasë pa asnjë qindarkë verën e ardhshme.

Sipas gazetës prestigjioze franceze, L’Equipe, Lyoni është i hapur t’i dëgjojë ofertat edhe më të ulëta se 25 milionë euro për Depay, që nënkupton se mundësitë e Barçës janë rritur dukshëm tani.

Ai është dëshirë e trajnerit të ri të Barçës Ronald Koeman, nën urdhrat e të cilit ka luajtur deri vonë në ekipin kombëtar holandez.

(Kosova Sot Online)