Dieta strikte e McGregor para meçit ndaj Pacquiao: Mëngjesi, dreka, darka, meze e lehtë dhe tortë

  • S.A /
  • 29 September 2020 - 16:37
Dieta strikte e McGregor para meçit ndaj Pacquiao: Mëngjesi, dreka, darka, meze e lehtë dhe tortë

Ylli i arteve të përziera marciale, Conor McGregor, i ka nisur përgatitjet për një tjetër meç të jashtëzakonshëm boksi, kësaj radhe ndaj Manny Pacquiao.

Dy protagonistët e sporteve luftarake do të ndeshen gjatë këtij viti në Lindjen e Mesme, tri vite pasi irlandezi ishte ndeshur në një ring boksi me kampionin e pamposhtur, Floyd Mayweather.

Krahas stërvitjeve të rregullta, 32-vjeçari – i cili ka bërë ndryshim në dukjen e tij duke rruar kokën dhe mjekrën – është duke pasur shumë kujdes edhe me ushqimin e tij.

Mëngjesi

Pas zgjimit, ai pi ujë për t’u rehidruar, bën nxehjen dhe ushtrime të lehta për gjysmë ore, pastaj han ushqim.

Mëngjesi përbëhet nga: Vezë të fërguara, salmon të tymosur, fruta dhe perime (lakër jeshile, avokado, feta mollësh të pjekura, domate) dhe zgjedhje të tjera me dominim të proteinave.

Dreka

Mishi është ushqimi që dominon në këtë vakt. Mish viçi, biftek ose gjoks pule. Kur nuk është në disponim për mish, han peshk: tuna ose merluc të pjekur.

Ky ushqim është i shoqëruar me sallatë të përbërë nga lakra jeshile dhe perime të tjera. Ai zotohet që në këtë periudhë të marrë mjaftueshëm proteinën sirtuin (që rregullon proceset qelizore).

Darka

Pula është një prej zgjedhjeve të shumta. Ushqimet tjera përfshijnë sushi, sërish merluc apo tuna, si edhe karkaleca deti.

Sa u përket perimeve, në darkë konsumon bishtaja, pastaj patate të ëmbël dhe oriz.

McGregor, i cili pronëson brendin e uiskit ‘Proper No. Twelve’ pëlqen të pijë në mbrëmje. Nganjëherë konsumon birra, tekila dhe uiski.

Mezet e lehta

Conor konsumon meze të lehta tri herë në ditë, një para dreke dhe nga një para dhe pas ushtrimeve.

Jogurt, produkte arrore (që përmbajnë fibra, proteina, vitamina e minerale), fruta (manaferra, boronica, mollë, dredhëza, grejpfrut), ‘smoothie’, patate, oriz, tërshërë, qumësht, çaje – të gjitha këto janë pjesë e dietës ditore të McGregor.

Natyrisht, ndonjëherë nuk mund t’i bëjë ballë dobësisë së tij, një copë tortë.

(Kosova Sot Online  )