Hazardi është i trishtuar për shkak të lëndimit, thotë bashkëlojtari i tij Courtois

  • S.A /
  • 01 October 2020 - 09:11
Hazardi është i trishtuar për shkak të lëndimit, thotë bashkëlojtari i tij Courtois

Eden Hazard ndihet i trishtuar për shkak të lëndimit të ri që e pësoi në fillimjavë por i cili nuk është i rëndë, sipas bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Thibaut Courtois.

Hazard u tërhoq nga skuadra e Real Madridit para ndeshjes kundër Real Valladolit të mërkurën, të cilën e fitoi 1:0 falë golit të Vinicius Junior, për shkak të lëndimit.

Sulmuesi belg nuk ka luajtur për Real Madridin ende këtë sezon dhe do t’i duhet të presë edhe më gjatë seç kishte menduar për t’u kthyer në fushë.

Ai e tërhoqi muskulin e këmbës së djathtë dhe do t’i duhen rreth katër javë për t’u rikthyer.

Bashkatdhetari i tij belg thotë se ky lëndim e ka prekur sulmuesin.

“Ai është prekur nga ky lëndim dhe ndihet paksa i trishtuar”, tha Courtois i pyetur për Hazard.

“Ai po stërviste mirë këtë javë dhe mezi priste të rikthej. Ritmi i zakonshëm iu kthye. Por ky lëndim i ri është i vogël, pra nuk është nyja e këmbës”, tregoi ai.

(Kosova Sot Online )