Neymari dhe Alvaro i shpëtojnë dënimit, pas akuzave për racizëm

  • S.A /
  • 01 October 2020 - 10:30
Neymari dhe Alvaro i shpëtojnë dënimit, pas akuzave për racizëm

As ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, e as mbrojtës i Marseille, Alvaro Gonzalez, nuk do të përballen me ndëshkime për komentet e dyshuara raciste gjatë një ndeshjeje mes tyre në Ligue 1 më 13 shtator.

Neymari ishte përjashtuar nga ndeshja me karton të kuq në Parc des Princes, për shkak se e kishte qëlluar pas koke Alvaron.

Pas ndeshjes, braziliani e akuzoi spanjollin se kishte përdorur gjuhë raciste kundër tij.

Por më vonë edhe Neymari u përball me akuza për racizëm ndaj një futbollisti tjetër të Marseille, Hiroki Sakai.

Neymari është ankuar ndaj pezullimit me dy ndeshje për kartonin e kuq, ndërsa Alvaro i ka shpëtuar pezullimit.

Në një komunikatë, Komisioni Disiplinor i Ligës së Futbollit Profesionist në Francë theksoi se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për t’i mbështetur akuzat.

(Kosova Sot Online )