Lewandowski, sulmuesi i sezonit në Champions League

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 18:13
Lewandowski, sulmuesi i sezonit në Champions League

Ka nisur hedhja e shortit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve në Nyon.

Gjatë hedhjes së shortit, UEFA po ndanë çmimet për më të mirët për sezonin 2019/20.

Robert Lewandowski i Bayern Munich, e ka mposhtur Kylian Mbappen dhe Neymarin për ta fituar cmimin e sulmuesit të sezonit.

Ai shkëlqeu me Bayernit duke fituar në fund trofeun e Champions League.

Kevin de Bruyne i Manchester City, e ka mposhtur Thiago Alcantaran dhe Thomas Mullerin për ta fituar çmimin e mesfushorit të sezonit në UEFA Champions League.

Gardiani i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka fituar çmimin e portierit të sezonit.

Neuer i mposhti Oblakun dhe Navasin.

Kurse Joshua Kimmich, e ka fituar çmimin e mbrojtësit të sezonit.

Ai mposhti shokët e skuadrës, David Alaba dhe Alphonso Davies.