A e festoi golin Ansu Fati si Cristiano Ronaldo?

  • S.A /
  • 02 October 2020 - 09:16
A e festoi golin Ansu Fati si Cristiano Ronaldo?

Ansu Fati, është talenti që po mahnit botën, talenti i së ardhmes, talenti që pritet të mbulojë sado pak hapësirën e lënë bosh kur Lionel Messi t’i varë atletet edhe pse lojtar si Leo vijnë njëherë në 100 vjet.

Fati, vetëm 17 vjeçar, shkëlqeu në një tjetër ndeshje për Barcelonën.

Ai shënoi në fitoren 3-0 të Barçës në udhëtim te Celta Vigo, skuadër të cilën nuk e kishte mposhtur që nga viti 2015 si mysafirë.

Sido që të jetë, goli që shënoi dhe mënyra se si Fati festoi, ka ngjallur reagime mes fansave në rrjetet sociale.

Në ‘Twitter’, ka reagime se festimi i Ansu Fati ishte i ngjashëm si ai i Cristiano Ronaldos.

Por ka të atillë që mendojnë se festimi ishte edhe për shkak të aktorit të njohur që javë më parë u shokua bota, pasi ai vdiq nga një sëmundje, Chadwick Boseman.

(Kosova Sot Online )