“Është i qartë sinjali nga Klopp, është koha që Shaqiri të largohet”

  • S.A /
  • 02 October 2020 - 10:24
“Është i qartë sinjali nga Klopp, është koha që Shaqiri të largohet”

Ottmar Hitzfeld mendon se largimi nga Liverpooli është i pashmangshëm për Xherdan Shaqirin.

Xherdan Shaqiri gjendet para një udhëkryqi.

Ai mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Liverpoolit ditë më parë kundër Lincoln, ku edhe shënoi gol të bukur.

28-vjeçari ka qenë hije në Liverpool në 18 muajt e fundit dhe duket se zgjidhja më e mirë është largimi.

Ai nuk ishte në bankën rezervë as në ndeshjen kundër Arsenalit dhe Jurgen Klopp, në njëfarë mënyre, tregoi të vërtetën dhe dha sinjale se Shaqa duhet të kërkojë klub tjetër.

“Nuk mund dhe nuk dua të them asgjë për këtë. Ajo që mund të them është se ai nuk është i dëmtuar dhe nuk është jashtë për arsye disiplinore”, u shpreh Klopp.

“Është një periudhë e vitit kur një trajner merr disa informata, atëherë unë duhet të reagoj për këtë”.

Mesazh se klubi po e kërkon largimin e shqiptarit.

Ish trajneri i Shaqës, Ottmar Hitzfeld, mendon se është e qartë se Klopp po ia tregon derën Shaqirit.

“Shaqiri është në situatë të vështirë. E di se si funksionojnë gjërat. Kur 11-shja funksionon, ju kërkon gjak të ri në stol dhe Shaqiri nuk është as edhe në stol, një sinjal i qartë nga trajneri”, tha ish trajneri i Zvicrës.

“Xherdan duhet të shkojë diku ku mund të luajë rregullisht. Ai duhet të argëtohet sërish., të gjithë duam që ta shohim Xherdanin të lumtur sërish. Një lëvizje do të ishte e mirë për të gjithë dhe për fansat e tij”.

Shaqiri lidhet me një rikthim në Itali, atje ku për disa muaj vite më parë luajti me fanellën e Interit.

Ai kërkohet edhe nga disa klube në Turqi, ndërsa nuk përjashtohet edhe një transferim i mundshëm në Bundesliga.

(kosova Sot Online )