Darmian kryen vizitat mjekësore te Interi, gati zyrtarizimi

  • S.A /
  • 02 October 2020 - 10:30
Darmian kryen vizitat mjekësore te Interi, gati zyrtarizimi

Matteo Darmian mund të konsiderohet përfundimisht lojtar i Interit.

Mbrojtësi përshëndet Parmën, pasi ka programuar vizitat mjekësore me zikaltrit, për t’u vënë nën urdhrat e Antonio Contes.

Darmian, në mëngjes, shkoi në klinikën “Humanitas”, në Rozzano, për të kryer testet, një hap i domosdoshëm që i paraprin nënshkrimit të kontratës dhe njoftimit zyrtar.

Blerja e “jolly”-t të fazës mbrojtëse (ish-lojtar i Torinos dhe Manchester United) është kryer për të mbushur vendin e lënë bosh nga Dalbert, i cili do të zyrtarizohet sot nga Rennes, në Francë.

Transferimi i Darmian tek Interi duhet t’u sigurojë arkave të Parmës pak më shumë se 2 milionë euro, ndërsa lojtari do të firmosë me zikaltrit deri në viti 2024.

(Kosova Sot Online )