Hazard “prej xhami”, në Madrid mungoi për një sezon sa gjithë karrierën në Chelsea e Lille

  • G.G /
  • 02 October 2020 - 12:49
Hazard “prej xhami”, në Madrid mungoi për një sezon sa gjithë karrierën në Chelsea e Lille

Që kur ka ardhur në Madrid, ka pasur gjashtë lëndime, më shumë se 200 ditë jashtë fushe dhe ka humbur 27 ndeshje. Në gjithë karrierën ka humbur 24…

Kohë të vështira për Eden Hazard.

Pasi u kthye nga pushimet verore me probleme, Hazard punoi shumë një muaj dhe kur u mendua se është gati, një ditë para se të bëjë paraqitjen e parë për sezonin 2020/21, ai u dëmtua në stërvitje.

Belgu besoni apo jo, për shkak të dëmtimeve, më shumë ka humbur sfida vetëm në Madrid për një sezon, sa gjithë karrierën në Lille dhe Chelsea.

Ai ka pasur 22 lëndime gjatë karrierës, 16 me Lille dhe Chelsean, 6 me Realin.

Këto gjashtë lëndime me Realin e kanë lërë jashtë fushave atë për 200 ditë, ka humbur 27 takime, derisa 16 lëndime me Lille dhe Chelsean, Hazard ka humbur vetëm 24 ndeshje, tri më pak se në Madrid.

Asgjë nuk po i ecën siç duhet te Reali.

Ai do të mungojë gjithë muajin tetor, edhe kundër Barcelonës – vetëm në javën e parë të nëntorit, pritet të zbresë në fushë, gjithmonë nëse nuk i përsëriten shqetësimet. 

(Kosova Sot Online)