Vazhdon “agjërimi” i Leo Messit në Balaidos

  • G.G /
  • 02 October 2020 - 12:50
Vazhdon “agjërimi” i Leo Messit në Balaidos

Gjashtë ndeshje pa shënuar gol në Balaídos, ecuria më e keqe për 33-vjeçarin.

Lionel Messi ka qenë dhe vazhdon të jetë ankthi i çdo kundërshtari.

Si brenda në Camp Nou, ashtu edhe jashtë fushe – ai i ka shënuar shumë gola çdo ekipi që është përballur në La Liga.

Por, kur bëhet fjalë për Celta Vigon, gjërat ndryshojnë.

Leo nuk arriti as mbrëmë të shënojë në stadiumin Balaídos.

Ai e dërgoi njëherë topin në rrjetë, por ishte pozitë jashtë loje.

Ishte takimi i gjashtë me radhë që Messi nuk shënon në një stadium si msyafirë në La Liga. 

(Kosova Sot Online)