Carvajal humb ‘El Clasicon’ dhe mbi 15 ndeshje tjera

  • 03 October 2020 - 09:12
Carvajal humb ‘El Clasicon’ dhe mbi 15 ndeshje tjera

Zinedine Zidane duhet të mundohet t’ia dalë pa Dani Carvajalin së paku dy muaj.

Mbrojtësi i Real Madridit i ka dëmtuar ligamentet e gjurit dhe do të jetë jashtë së paku deri në dhjetor.

Ai përveç se do të humbasë El Clasicon këtë muaj, do të humbasë edhe sfida tjera të mëdha, siç është ajo me Interin në Ligën e Kampionëve.

Dani në total do të humbasë së paku 15 ndeshje deri në ditët e para të dhjetorit, kur pritet që ai të zbresë në fushë.

Lojtari i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, teksa ka nisur tashmë rikuperimin.

(Kosova Sot Online )