E konfirmon Reali, pas Carvajal lëndohet edhe Odriozola

  • G.G /
  • 03 October 2020 - 12:42
E konfirmon Reali, pas Carvajal lëndohet edhe Odriozola

Zinedine Zidane mbetet pa mbrojtës të djathtë.

Pas Dani Carvajal, që do të mungojë së paku dy muaj për shkak të disa problemeve me ligamente të gjurit, është lënduar edhe Alvaro Odriozola.

Në mëngjesin e së shtunës, Reali ka konfirmuar diçka të tillë.

Odriozola ka probleme me pulpën e këmbës së majtë dhe do të mungojë të dielën kundër Levantes.

Kështu, Zizu mbetet pa mbrojtës të djathtë, alternativat e vetme janë Nacho Fernandez dhe Lucas Vasquez. 

(Kosova Sot Online)