Nakamura debuton me Kosovën në xhudo duke u kualifikuar në gjysmëfinale në Dubrovnik

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 15:04
Nakamura debuton me Kosovën në xhudo duke u kualifikuar në gjysmëfinale në Dubrovnik

Xhudisti japonez Shigeki Nakamura ka bërë një debutim të suksesshëm me Kosovën.

Në Kupën Evropiane në Xhudo që është duke u zhvilluar në Dubrovnik ai ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Kualifikimin në gjysmëfinale Nakamura e siguroi pasi mposhti dy xhudistë nga Sllovenia, në kategorinë 73 kilogramë.

Së pari e mposhti Aljaz Plantakun, kurse në meçin e dytë ai e mposhti Goran Kelavan.

Në gjysmëfinale ai do të përballet me xhudistin serb, Gjorgje Stanojeviq.

(Kosova Sot Online)