Ndodh edhe te Chelsea, futbollistët shtyhen për penalltinë

  • S.A /
  • 03 October 2020 - 15:48
Ndodh edhe te Chelsea, futbollistët shtyhen për penalltinë

Chelsea është duke e mposhtur 4-0 skuadrën e Crystal Palace.

Blutë e Londrës kanë shënuar të gjithë golat në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e pjesë së parë u mbyllën 0-0.

Ashtu siç ka ndodhur me yje të mëdha dhe klube të mëdha, edhe te Chelsea ndodhi.

Futbollistët janë shtyrë se kush do të gjuajë 11-metërshin.

Jorginho, që ekzekutoi penalltinë e parë te goli i tretë i Chelseat, ishte i vendosur të gjuajë edhe të dytin në këtë takim, që realizoi për 4-0.

Por, atë dëshironte ta ekzekutojë Tammy Abraham.

Ai insistoi, por Cesar Azpilicueta si një kapiten i vërtetë, u mundua ta kalojë këtë situatë pa ndonjë problem të madh, për të vazhduar gjithçka normalisht, raporton

(Kosova Sot Online )