Kosovarja Laura Fazliu e artë në Dubrovnik

  • S.A /
  • 03 October 2020 - 16:35
Kosovarja Laura Fazliu e artë në Dubrovnik

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka shkëlqyer sot (e shtunë) në Kupën Evropiane.

Kjo kupë po zhvillohet në qytetin Dubrovnik të Kroacisë, teksa xhurdistja jonë ka rrëmbyer medaljen e artë.

Nga katër meçe ajo arriti të fitojë tre prej tyre, duke mbledhur 30 pikë, më së shumti nga pesë garueset në kategorinë 63 kilogramë.

Në ndeshjen e parë ajo e mposhti xhudisten serbe Anja Obradoviq, derisa në të dytën e ka mposhtur kroaten Iva Oberan.

E në takimin e tretë, Fazliu triumfoi përballë xhudistës sllovene Lia Ludvik, para se ta humbas meçin e fundit ndaj serbes, Tea Tintor.

Image

(Kosova Sot Online )