Pas humbjes turpëruese, Liverpool gjen portier të ri

  • G.G /
  • 05 October 2020 - 15:34
Pas humbjes turpëruese, Liverpool gjen portier të ri

Skuadra angleze Liverpool pas humbjes turpëruese 7:2 nga skuadra e Aston Villas, është duke kërkuar portier të ri.

Jurgen Klopp dëshiron që ta transferojë një portier të ri, pasi që Alisson pritet të mungojë rreth 6 javë nga lëndimi i pësuar në krah, synimi i skuadrës së Liverpoolit është portieri i Tottenhamit, Paulo Gazzaniga.

Pas disfatës nga Aston Villa, trajneri Klopp ka dyshime tek portieri i dytë i klubit Adrian.

Adrian u kritikua shumë për golat e pësuara në ndeshjet e fundit e veçanërisht kundër Villës të dielën në Villa Park. 

(Kosova Sot Online)