Zyrtare: Thomas Partey i bashkohet Arsenalit për 50 milionë euro

  • S.A /
  • 06 October 2020 - 08:48
Zyrtare: Thomas Partey i bashkohet Arsenalit për 50 milionë euro

Arsenali e ka blerë Thomas Partey nga Atletico Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, pasi e pagoi klauzolën e lirimit të tij në vlerë prej 50 milionë eurove.

Partey ka nënshkruar kontratë afatgjate me Arsenalin pasi i kompletoi të gjitha dokumentet e nevojshme dhe i kreu testet mjekësore pak para mbylljes së afatit kalimtar.

Ai do ta bartë fanellën me numrin 18 dhe do t’iu bashkohet bashkëlojtarëve të rinj pasi të kthehet nga obligimet me kombëtaren e Ganës.

Partey ka qenë lojtar kyç në mesfushën e Diego Simeones që prej se zuri vend në ekipin e parë nga akademia e klubit më 2015.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta tha për blerjen e tij: “Ne e kemi vëzhguar Thomasin për një kohë, prandaj jemi të lumtur që po ta shtojmë një lojtar kaq cilësor në skuadrën tonë”.

(Kosova Sot Online )