Ronaldo mund të përballet në gjykatë me gruan nga e cila akuzohet për përdhunim

  • S.A /
  • 06 October 2020 - 09:27
Ronaldo mund të përballet në gjykatë me gruan nga e cila akuzohet për përdhunim

Sulmuesi i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, mund të përballet në gjykatë me gruan nga e cila akuzohet për përdhunim, pasi një gjykatëse në SHBA e hodhi poshtë ankesën e portugezit.

Kathryn Mayorga, 35-vjeçare, pretendon se Ronaldo e sulmoi seksualisht në qershor të vitit 2009 në Palms Casino në Las Vegas.

Në vitin 2010, ajo i kishte pranuar 290 mijë dollarë si dëmshpërblim në një marrëveshje të pazbuluar, por tani pretendon se e meriton një dëmshpërblim shtesë në vlerë prej 165 mijë dollarëve, duke thënë se nuk kishte qenë mendërisht e shëndoshë kur e kishte marrë atë vendim.

Avokatët e Ronaldos në SHBA u përpoqën ta bindin gjykatësen ta hedhë poshtë kërkesën e saj, duke argumentuar se Mayorga ishte shëndoshë e mirë në vitin 2010.

Por gjykatësja vendosi kundër Ronaldos dhe e caktoi një datë për ta zgjedhur këtë çështje në gjykatë deri në dhjetor, sepse pretendimi i Mayorga varet në “çështjen e kapacitetit mendor”.

Mayorga do të dalë para gjykatës dhe nëse ia del ta dëshmojë suksesshëm se nuk kishte qenë mirë mendërisht në vitin 2010, atëherë Ronaldo do të thirret në gjykatë për të dhënë dëshmi.

Ronaldo, 35-vjeçar, gjithmonë i ka mohuar akuzat e Mayorgas kundër tij, duke i quajtur të rreme.

(Kosova Sot Online )