Zyrtare: Ish-ylli i Shqipërisë, Duro emërtohet trajner i Feronikelit

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 14:55
Zyrtare: Ish-ylli i Shqipërisë, Duro emërtohet trajner i Feronikelit

Feronikeli ka njoftuar se e ka emëruar Klodian Duron – ish-yllin e Kombëtares së Shqipërisë, në postin e trajnerit të ekipit të parë.

Duro ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me klubin e Superligës së Kosovës.

42-vjeçari nga Tirana do ta pasojë Afrim Tovërlanin, i cili e largua nga Nikli këtë fillimjavë për shkak të rezultateve të dobëta.

Feronikeli i mblodhi vetëm pesë pikë në pesë javët e para në sezonin e ri në Superligë nën udhëheqjen e Tovërlanit.

Duro, ish-trajneri i Kukësit Kamzës dhe Luftëtarit, vjen për ta përmbushur synimin e klubit nga Drenasi për të fituar trofe.  

Profesionin e trajnerit e filloi menjëherë pas pensionimit nga futbolli aktiv, duke marrë drejtimin e Kukësit, klub me të cilin arriti ta fitonte Kupën e Shqipërisë në sezonin e tij të parë.

Ai i kishte regjistruar gjithsej 78 ndeshje për kombëtaren kuqezi, duke realizuar 6 gola.

Duro do ta mbledhë skuadrën të mërkurën për stërvitjen e parë si trajner i Niklit. 

(Kosova Sot Online)