Kush do të mbajë numrin 9 tek Barcelona?

  • G.G /
  • 06 October 2020 - 15:55
Kush do të mbajë numrin 9 tek Barcelona?

Skuadra e Barcelonës ka bërë publik numrat e lojtarëve në fanellat e reja.

Pas mbylljes së afatit kalimtar, Barcelona dështoi që të transferojë Memphis Depayn dhe Eric Garcia, ndërsa largimet e fundit ishin, Jean-Clair Todibo në formë huazimi në ligën portugeze te skuadra Benfica dhe Rafinha Alcantara në Francë te skuadra e PSG-së.

Ndërsa lojtarët e fundit të cilët janë regjistruar si pjesë e skuadrës katalonase, janë Rique Puig, Ronald Araujo dhe Matheus Fernandes.

Matheus Fernandes ende nuk është prezantuar te skuadra e parë e Barcelonës, ai ka pësuar lëndim në stërvitje me skuadrën dhe kjo është arsyeja që e ka penguar lojtarin të prezantohet me fanellën e Barçës.

Pas largimit të Luis Suarez te skuadra e Atletico Madrid, numri 9 në ekip ka qenë i lirë, ku sot pas zyrtarizimit nga skuadra e Barcelonës, numrin 9 do ta mbajë Martin Braithwaite i cili u transferua në shkurt të vitit 2020 nga skuadra e Leganes. 

(Kosova Sot Online)