Gotze kryen testet mjekësore në PSV

  • A.P /
  • 06 October 2020 - 23:00
Gotze kryen testet mjekësore në PSV

Mario Gotze pritet që të bëhet me skuadër të re

Sipas asaj që raporton media holandeze, Voetbal Internationa, Mario Gotze është duke kaluar testet mjekësore në PSV, ku mandej do të bëhet pjesë e skuadrës holandeze.

Mesfushori gjerman nuk ka më kontratë pasi që kontrata e tij më Borussia Dortmund skadoi këtë verë.

Gotze pritet që të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me PSV derisa ai do të largohet nga Gjermania për herë të parë në karrierën e tij.

(Kosova Sot Online)