Bale flet spanjisht, por thjesht është i marrshëm – thotë Modric

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 11:54
Bale flet spanjisht, por thjesht është i marrshëm – thotë Modric

Luka Modric e ka mbrojtur ish-bashkëlojtarin e vet, Gareth Bale, duke thënë se uellsiani nuk ka pasur asnjëherë probleme në zhveshtoren e Real i Madridit dhe u ka bërë thirrje tifozëve t’i kujtojnë të gjitha arritjet e tij në Santiago Bernabeu.

Pas shtatë sezoneve në Real Madrid, Bale u kthye në Tottenham muajin e kaluar, ku do të qëndrojë në huazim për një vit, megjithëse menaxheri i tij ka deklaruar se ai mund ta vazhdojë qëndrimin në ish-klubin e vet edhe më gjatë

Bale arriti shumë sukses në Madrid, duke i fituar katër trofe në Ligën e Kampionëve, dy tituj në La Liga dhe një trofe në Kupën e Mbretit.

Por 31-vjeçari përjetoi kohë hidhërimi kah fundi i qëndrimit në Madrid, pasi trajneri Zinedine Zidane e injoroi plotësisht midis thashethemeve se uellsiani nuk kalonte mirë me bashkëlojtarë dhe se kalonte shumë kohë duke luajtur golf.

Modric e ka mbrojtur atë, megjithatë, duke këmbëngulur se Bale përshtatjet me bashkëlojtarë dhe fliste mirë spanjisht.

“Shumicën e jetës profesionale e kam kaluar me Gareth dhe ai është djalosh i mrekullueshëm”, tha Modric për COPE.

“Ai është i turpshëm, njëlloj si unë”, shtoi ai.

“Çfarë u tha për të nuk është e drejtë, ai u paragjykua në vitet e fundit por ajo që ai e ka arritur në Madrid është mbresëlënëse dhe ai gjithmonë do të mbahet në mend si një lojtar që ka bërë shumë për këtë klub”.

“Ai kurrë nuk ka pasur probleme në zhveshtore, ai është djalosh i mrekullueshëm. Bale flet spanjisht, bile bënte shaka me ne në spanjisht”, nënvizoi ai. 

(Kosova Sot Online)