NBA: LA Lakers vetëm një fitore larg titullit, pas fitores së tretë kundër Miamit

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 12:02
NBA: LA Lakers vetëm një fitore larg titullit, pas fitores së tretë kundër Miamit

Los Angeles Lakers është vetëm një fitore larg titullit të parë kampion në 10 vjetët e fundit, pasi triumfoi 102:96 kundër Miami Heat duke e çuar në 3:1 epërsinë në serinë finale në NBA.

LA Lakers e fitoi titullin për herë të fundit në vitin 2010, atë botë udhëhiqej nga Kobe Brayant, i cili vdiq në një aksident me helikopter në janar.

Ylli i mbrëmjes ishte sërish LeBron James me 28 pikë për Lakers, ndërsa Anthony Davis e shënoi një tre pikësh vendimtar që ia siguroi epërsinë atyre në fund të çerekut të katërt.

Ndeshja e pestë e kësaj serie finale do të luhet të premten në mbrëmje.

Lakers do të shpallet kampion nëse e fiton ndeshjen e ardhshme.

“Ende nuk ka mbaruar. Akoma jo. Por jemi buzë (triumfit)”, tha James.

Heat e nisi ndeshjen me vetëbesim të lartë, pasi e fitoi takimin e kaluar, por mbrojtja e Lakers e udhëhequr nga Davis ishte e pathyeshme. 

(Kosova Sot Online)