Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 12:04
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i hyjë ndeshjes me Maqedoninë e Veriut me plot mungesa nesër mbrëma.

Milot Rashica, Besar Halimi, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani (me shumë gjasë), Idriz Voca, Hekuran Kryeziu e Samir Ujkani do të jenë mungesat e mëdha të trajnerit Bernard Challandes.

Dhe, zvicerani do të mundohet ta kombinojë një ekip për t’ju bërë ballë maqedonasve në ndeshjen gjysmëfinale të “play-offit” të Ligës së Kombeve, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Tose Proeski Arena” në Shkup, duke filluar nga ora 20:45.

Duke e pasur parasysh numrin e madh të mungesave, Challandes ka provuar dje në stërvitje opsione të ndryshme në fushë.

Më poshtë mund ta shihni formacionin e mundshëm të Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut. 

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muriç; Vojvoda, Aliti, Dresheviç, Kololli; Berisha, Shala, Celina, Zeneli, Zhegrova, Nuhiu.

(Kosova Sot Online)