Ylli i Liverpoolit: Barcelona s’e kishte seriozisht për mua

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 12:06
Ylli i Liverpoolit: Barcelona s’e kishte seriozisht për mua

Gini Wijnaldum ka treguar që ai nuk ka qenë afër transferimit te gjigandit i La Ligës, Barcelona.

E ardhmja e 29-vjeçarit është ende e pakonfirmuar, por këtë sezon ai do të qëndrojë te skuadra angleze Liverpool.

Mesfushori i Liverpoolit Wijnaldum ka treguar se Barcelona nuk kishte shfaqur interesim konkret për të këtë verë, pas lajmeve të shumta rreth një largimi të mundshëm nga Liverpool.

Për yllin holandez është përfolur se mund të kalonte në Camp Nou, pas emërimit të Ronald Koeman në postin e trajnerit të Barcelonës.

Wijnaldum është duke e zhvilluar sezonin e fundit të kontratës së tij në Anfield, por nuk ka shenja që ai do ta rinovojë kontratë me të kuqtë.

Sidoqoftë, afati kalimtar ka përfunduar tashmë dhe Wijnaldum do të jetë pjesë e Liverpool.

“Unë mendoj se [interesimi i Barçës] nuk ka qenë serioz, përndryshe ju do të kishit lexuar më shumë rreth kësaj çështjeje, ose do të ndodhnin më shumë gjëra,” tha Wijnaldum në konferencën për shtyp.

(Kosova Sot Online)