Formacioni i mundshëm i maqedonasve ndaj Kosovës

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 12:08
Formacioni i mundshëm i maqedonasve ndaj Kosovës

Kosova do ta zhvillojë një ndeshje historike nesër mbrëma në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Dardanët” do të luajnë në gjysmëfinale të “play-offit” të Ligës së Kombeve ndaj maqedonasve, të cilët e kanë vetëm një mungesë – futbollistin e Napolit, Elif Elmas.

Trajneri Igor Angelovski, i cili i ka në dispozicion gjashtë futbollistë shqiptarë, e ka tashmë idenë se me cilët futbollistë t’i kundërvihet ekipit Verdhekaltër.

Portali britanik “sportsmole.co.uk” e ka publikuar formacionin e mundshëm të Maqedonisë së Veriut para ndeshjes që do të luhet të enjten mbrëma në stadiumin “Tose Proeski Arena” duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express/

Formacioni i mundshëm i Maqedonisë së Veriut: Dimitrievski; Ristovski, Musliu, Velkovski, Alioski; Ademi, Spirovski; Trajovski, Bardhi, Hasani; Pandev.

(Kosova Sot Online)